Carlos Sainz i Ferrarit ka shënuar fitoren e parë në Formula 1, në një garë të jashtëzakonshme për Çmimin e Madh të Britanisë së Madhe.
Një përplasje e frikshme në xhiron e parë i parapriu një gare të mbushur me incidente.
Lewis Hamilton ka luftuar për kreun, kurse Charles Leclerc ka humbur vonë kryesimin.
Gara spektakolare në Silverstone ka nisur në rrethana dramatike.
Një përplasje e shumë bolidëve bëri që Alfa Romeo e Zhou Guanyu të rrokulliset dhe të shkojë mbi barrierat e gomave.
Edhe
Formula 1, Leclerc fiton në Britaninë e Madhe
Ngasësi i Alfa Romeos fatmirësisht nuk u lëndua, ndonëse iu desh të shkonte në spital.
Ka pasur shumë incidente e dramë, ndërsa spanjolli Sainz përfitoi nga një strategji e kontestuar e Ferrarit, që i kushtoi Charles Leclercut me fitore dhe me shans për të ringjallur shpresat për titull.
Hamilton ishte në garë për pozitën e parë, por mbeti i treti pas Sergio Perezit të Red Bullit.
Leclerc përfundoi vetëm i katërti dhe Ferrari humbi mundësinë për të fituar terren në garën për titull, në një ditë të keqe për kampionin Max Verstappen.
Ngasësi i Red Bullit përfundoi vetëm i shtati. Bolidi i tij u ngadalësua nga një lëndim në pjesën e prapme.
Gara u vonua për një orë pas incidentit të rëndë të Guanyu.
Edhe
F1, Leclerc e fiton garën e parë të sezonit
Verstappen udhëheq në renditjen e ngasësve me 181 pikë.
I dyti është Sergio Perez me 147 pikë, ndërsa Leclerc mbetet i treti me 138 pikë.