Sheikhu Khaled bin Zayed al-Nahyan, anëtari i familjes udhëheqëse të Abu Dhabit, ka njoftuar se është arritur marrëveshja për të blerë skuadrën e Premier Leagues, Newcastle United, dhe se është dorëzuar dëshmia e fondeve te Premier League, siç kërkojnë rregulloret.
Lajmi është bërë i ditur nga mediumet britanike të mërkurën, përcjell Koha Ditore.
Sheiku Khaled është pajtuar të paguajë 350 milionë funte sa kërkon pronari i Newcastlet, Mike Ashley.
Grupi Bin Zayed, ku kryetar është Khaled, ka konfirmuar se marrëveshja do të kompletohet. "Është arritur marrëveshja mes nesh dhe Ashleyt. Kushtet janë përfshirë në dokument, janë firmosur nga dy palët dhe janë dorëzuar te Premier League. Po ashtu, deklarata e dëshmisë së fondeve është dorëzuar te avokatët e Mike Ashleyt më 17 prill të vitit 2019", është thënë nga Bin Zayed Group.