Antoine Griezmann u votua si lojtari më i mirë i gjysmëfinales Franca – Maroku.
Por, futbollisti francez pas ndeshjes ka thënë se ka mbetur i impresionuar me paraqitjen e kundërshtarëve.
Griezmann do të luajë në Botërorin e dytë.
“Pas ndeshjes ndaj Belgjikës në vitin 2018 kam qarë. Tani jam më shumë i fokusuar dhe tashmë po mendoj për ndeshjen e së dielës. Jam me këmbë në tokë. Duhet të jemi të fokusuar dhe shumë mirë të përgatitur”, ka thënë fillimisht Griezmann.
“Marokenët më kanë impresionuar. Ata luajnë shumë mirë taktikisht, në fazën defensive dhe në ofensivë. Na kanë shkaktuar shumë probleme. Trajneri e kuptoi këtë dhe bëri ndryshime. Hyrja e Marcusit në lojë na ndihmoi shumë, ndërsa Theo u ndihmua nga më shumë lojtarë. Goli i parë u shënua shumë shpejtë, ndërsa goli i dytë na qetësoi të gjithëve”, është shprehur Griezmann.
Për futbollistin e Atletico Madridit, ballafaqimi me Leo Messin do të jetë i veçantë.
“Kur një ekip e ka Leon, është krejtësisht ndryshe. I kemi parë thuajse gjithë ndeshjet dhe e dimë se si luajnë ata. Është ekip shumë i fortë dhe është në formë të mirë. Grupi i Argjentinës po funksionon mirë, njësoj si i joni. Nuk do të jetë ndeshje e lehtë. Ata do ta kenë edhe përkrahjen më të madhe”, ka deklaruar Griezmann.