Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmanni pret të fishkëllehet nga tifozët e Atletico Madridit

Antoine Griezmann është rikthyer te Atletico Madridi në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi francez vendosi që të huazohet te madrilenët nga Barcelona, pasi nuk arriti ta gjejë veten në “Camp Nou”.

Presidenti i klubit të Atletico Madridit, Enrique Cerezo pret që Griezmanni të fishkëllehet nga tifozët.

“Disa tifozë nuk e kanë pëlqyer rikthimin e tij, por shumë të tjerë janë të lumtur. E di se do të fishkëllehet por e rëndësishme është që ai kishte dëshirë të rikthehet këtu”, deklaroi Cerezo.

Artikuj të ngjashëm