Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka pranuar se ekipi i tij sivjet është duke u përballur me probleme.
Djelmoshat e Diego Simeones janë në pozitën e katërt në tabelë dhe të shtunën përballen me Real Madridin në
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAtletico ka dështuar të realizojë më shumë se një gol në tetë ndeshjet e fundit, duke barazuar nëntë ndeshje nga 16 sa ka zhvilluar deri më tani në të gjitha garat.
“Është ndeshje për t’u fituar, në stadiumin e ri njerëzit do të vijnë me entuziazëm të madh. Është ndeshje e rëndësishme për fansat dhe për klubin”, ka thënë Griezmann për faqen zyrtare të La Ligas.
“Këto janë ndeshje të mira për t’u luajtur, në të cilat gjithmonë tentoj të ndihmojë ekipin. Janë ndeshje të rëndësishme që duhet fituar dhe kur humbni mësoni diçka gjithmonë”, ka shtuar ai.
“Kemi probleme. Në stërvitje realizojmë lehtë gola, por nuk realizojmë gjatë ndeshjeve, mirëpo jemi duke punuar, besojmë në trajnerin dhe lojtarët. Na duhet fati para golit. Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi”.