Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmann komenton ngatërrimin e himnit të Shqipërisë

Ylli i Barcelonës dhe Francës, Antoine Griezmann, ka komentuar ngatërrimin e himnit të Shqipërisë në përballjen mes dy kombëtareve të shtunën në Grupin H kualifikues për “Euro 2020”.

Franca fitoi 4 me 1, por ndeshja në fillim u shty për disa minuta sepse u intonua gabimisht himni i Andorrës në vend të Shqipërisë. Kuqezinjtë refuzuan të nisnin ndeshjen pa u korrigjuar ky gabim.

Franca i kërkon falje Shqipërisë për ngatërrimin e himnit

“Ishim shumë të befasuar. Ishim të shokuar. Një gabim i rëndë që s’do të duhej të përsëritej”, ka thënë Griezmann, raporton “Goal”. “Pritëm, dhe lëshuan himnin e tyre. Edhe neve do të na lëndonte njësoj”.

Në tabelën e këtij grupi, Franca prin me 12 pikë, aq sa kanë edhe Turqia e Islanda në pozitat dy dhe tre. Shqipëria ka gjashtë pikë në pozitën e katërt, me Moldavinë që me tri pikë është e pesta dhe Andorra pa pikë e fundit.

Artikuj të ngjashëm