Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmann i jep më tepër forcë sulmit impresiv të Barçës

Foto: Reuters

Barcelona ka fituar pa shumë telashe dy titujt e fundit të La Ligas dhe angazhimi i Antoine Griezmannit në një vijë të sulmit edhe ashtu i fortë, e bën Barçën favorite për të fituar titullin e tretë rresht në La Liga.

Barcelona nuk po shikon vetëm për të vazhduar hegjemoninë në frontin vendor, pasi ka shpenzuar 250 milionë euro në tentimin për të fituar edhe Ligën e Kampionëve, pas një eliminimi dëshpërues nga Liverpooli në gjysmëfinale stinorin e kaluar, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”.

Pasi përfundoi 11 pikë para Atletico Madridit në La Liga stinorin e kaluar, duke fituar titullin e tetë në 11 vjetët e fundit, Barcelona veproi duke transferuar për 120 milionë euro Griezmannin nga Atletico, që ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës madrilene në pesë stinorët e fundit.

Barcelona e mori Griezmannin, ndonëse francezi në mënyrë publike e kishte refuzuar një vit më parë, duke vendosur të mbetet tek Atletico. Barcelona ishte e interesuar t'i shtonte shkëlqim sulmit, ku janë emra si Lionel Messi e Luis Suarez.

Griezmann do të garantojë më tepër gola, por kreativiteti, inteligjenca dhe puna e tij do të jenë më të rëndësishme, veçanërisht në fazën e mëvonshme të Ligës së Kampionëve, garë të cilën Barça nuk e ka fituar që nga viti 2015.

Edhe Griezmann ëndërron finale përrallore në edicionin lamtumirës Futboll Griezmann ëndërron finale përrallore në edicionin lamtumirës

“Ne jemi shumë të lumtur me atë që na ka dhënë deri më tash, lëvizja e tij na ofron shumë dhe ai punon fort edhe në aspektin defensiv”, ka thënë trajneri i Barcelonës për Griezmannin, pas fitores 4:0 të dielën në miqësore ndaj Napolit. “Fakti se ai mund të luajë si qendërsulmues apo në krah është përparësi për ne. Ai mund të luajë nga prapa, por gjithmonë i pëlqen të futet në zonë pasi shënon shumë gola. Ai është lojtar tjetër nga ata që kemi pasur më herët”.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)