Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Griezmann i jep fitoren Atleticos

Ateltico Madridi ka shënuar fitore të rëndësishme dhe të vështirë në udhëtim te Granada.

Vendasit i sollën mjaft kokëçarje skuadrës së Diego Simeones, por ekipi i tij megjithatë arriti të marrë pikët e plota, transmeton Koha.net.

Ishte goli nga Antoine Griezmann në minutën e 84-të që i dha fitoren Atleticos.

Në minutën e 90+4 Wakaso i Granadës u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Atletico tani ka 52 pikë, dhe mban vendin e katërt.

Artikuj të ngjashëm