Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grezda prezantohet te Rangersi

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Eros Grezda karrierën do ta vazhdojë në elitën e futbollit skocez te gjiganti Rangers.

Ai sot është prezantuar te klubi i tij i ri, ndërsa ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, transmeton Koha.net.

Trajneri i tij i ri Steven Gerrard ditë më parë ka lavdëruar Grezdën, duke e cilësuar si lojtarin më të mirë te Osijeku në sezonin e kaluar.