Sport

Grezda huazohet në Hungari

Eros Grezda në sezonin e ri, do të luajë në elitën e futbollit të Hungarisë. Grezda të mërkurën është prezantuar te skuadra ZTE Zalaegerszegi.

Në njoftimin e klubit hungarez, thuhet se Grezda është huazuar për një vit nga Osijeku, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2023.

“Ardhja jonë e nëntë e verës është Eros Grezda me përvojë serioze ndërkombëtare. Futbollisti, i cili është gjithashtu një anëtar i qendrueshëm i Shqipërisë, tani po vjen tek ne nga Osijeku”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Zalaegerszegi.

Grezda 26-vjeçar sezonin e shkuar te Osijeku, shënoi një gol në pesë paraqitje në të gjitha garat. Ai karreirë ka bërë edhe te Glasgow Rangersi e Lokomotiva