Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grezda kalon te Shibeniku

Sulmuesi i Shqipërisë, Eros Grezda ka kaluar te skuadra tjetër kroate Shibenik pas shkëputjes së kontratës nga Osijeku. Ai te Shibeniku ka kaluar si lojtar i lirë dhe ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit me mundësi bashkëpunimi edhe më gjatë. Drejtori sportiv i Shibenikut, Hrvoje Kulushiq ka thënë se Grezda është në formë të mirë fizike.

“Ai është në gjendje shumë të mirë fizike dhe ka bërë përgatitje të plotë me klubin në Hungari. Megjithatë, ai sapo ka dalë nga izolimi për shkak të koronoavirusit dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Rijekës të dielën. Por, jam i sigurt se do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme”, ka thënë Kulushiq për “shibenik.hr”.

26-vjeçari ishte i huazuar te ekipi nga Hungaria, Zalaegerszegi që e riktheu te Osijeku këtë muaj. Grezda në fillim të vitit 2020 u rikthye te Osijeku, ekip për të cilin ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tri asistime në 50 paraqitje.