Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grezda po vlerësohet si transferimi më i madh i dimrit te Shibeniku

Në ndeshjen kundër Lokomotivës, Eros Grezda regjistroi paraqitjen e tij të 100-të në elitën e futbollit kroat. E në këtë paraqitje, ai shënoi golin e vetëm për Shibenikun që u mposht në shtëpi me rezultatin e thellë 4:1.

Grezda që ka katër paraqitje deri më tani me Shibenikun, po vlerësohet si transferimi më i qëlluar i ekipit kroat në afatin kalimtar të janarit. Ai në Kroaci, ka luajtur edhe për Lokomotivën (59 ndeshje) e Osijekun (37 ndeshje).

“Më vjen keq që goli im nuk mjaftoi për ta fituar ndeshjen, por derisa jam pjesë e këtij ekipi do të mundohem të jap më të mirën nga vetja për ta ndihmuar klubin. Unë po ndihem shumë mirë këtu”, tha Grezda që bashkëlojtar e ka Suad Sahitin te Shibeniku.

Grezda ka kontratë me ekipin kroat deri në verën e vitit të ardhshëm, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Rangersi e Zalaegerszegu.