Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grezda asiston në fitoren e Shibenikut

Eros Grezda ka vazhduar me formë të mirë në Kampionatin kroat. Sulmuesi i krahut ka asistuar në fitoren e Shibenikut ndaj Slaven Belupos me shifrat 2:1.

Golat për Shibenikun i realizuan Ivica Vidoviq në minutën e 14-të dhe Ivan Deliq në minutën e 37-të. Grezda asistoi te goli i dytë.

Për Grezdën ky ishte asistimi i dytë në tetë ndeshje, derisa ka realizuar edhe dy gola.

Grezda luajti 78-të minuta në këtë përballje.

Te Slaven Belupo në minutën e 46-të u inkuadrua Arbër Hoxha.

Golin e vetëm për Slaven Belupon e shënoi Ante Crnaq në minutën e 66-të për 2:1.

Shibeniku pas 31 ndeshjeve renditet në pozitën e tetë me 29 pikë një më pak se Slaven Belupo, që ka 30 pikë në vendin e shtatë.

Artikuj të ngjashëm