Arbër Hoxha ka shkëlqyer me skuadrën e Slaven Belupos të premten mbrëma.
Slaven Belupo shënoi fitore 2:0 në udhëtim te Shibeniku, në kuadër të xhiros së 13-të të elitës së futbollit të Kroacisë, me dy gola të Hoxhës.
24-vjeçarin golin e parë e shënoi me kokë në minutën e 71-të.
Ndërkohë, gol të shkëlqyer realizoi në minutën e 89-të. Ai u shmang nga një mbrojtës dhe gjuajti fuqishëm për rezultatin final. Luajti deri në minutën e tretë të kohës shtesë. Te mysafirët në fundin e ndeshjes u inkuadrua edhe Arb Manaj. Që të dy kanë bërë karrierë në skuadra të futbollit kosovar.
Ishte goli i tij i katërt në kampionat krahas edhe një asistimi.
Slaven Belupo ka 20 pikë në vendin e katërt.
Edhe
Hoxha vazhdon shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Dinamos
Goli i parë: