Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Greuther Fuerthi i Mavrajt nis me humbje

Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Mërgim Mavraj, ishte i pazëvendësueshëm te Greuther Fuerthi që u mposht në shtëpi ndaj Erzgerbirge Aue.

Ndeshja e luajtur të dielën përfundoi 2:0 për ekipin mysafir dhe i takoi xhiros së parë të Bundesliga 2, transmeton “Koha Ditore”.

Ndërkohë, Leart Paqarada luajti tërë ndeshjen të shtunën në barazimin e Sandhausenit (1:1) në udhëtim ndaj Hostel Kielit, po ashtu në kuadër të Bundesliga 2.