Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gravenberchu e Diogo Jota ia sigurojnë fitoren Liverpoolit

Holandezi Ryan Gravenberch dhe portugezi Diogo Jota, kanë shënuar golat për Liverpoolin që të enjten mbrëma mposhti Royale Unionin belg.

Skuadra e madhe angleze triumfoi me golat e minutave 44’ dhe 92’, në ndeshjen e dytë të Grupit E në Ligën e Evropës.

Liverpooli pas dy ndeshjeve ka gjashtë pikë, dy më shumë se Toulouse dhe tri më shumë se Royale Unioni.

LASK-u austriak është i fundit pa pikë.