Mesfushori i Holandës, Ryan Graverberch nuk do të largohet nga Bayern Munichu, pavarësisht ofertave që i ka marrë gjatë këtij muaji. “Bild” raporton të premten se 20-vjeçari ka vendosur të qëndrojë të Bayerni dhe të luftojë për një vend titullari deri në fund të sezoni.
Thuhet se Graverberch ka refuzuar ofertat e klubeve nga Anglia, ndërsa së fundmi ishte edhe kundër huazimit për gjashtë muaj te skuadra e Liverpoolit.
Ai këtë edicion, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim në 17 ndeshje të luajtura në të gjitha garat për Bayernin. Graverberch iu bashkua Bayernit para fillimit të këtij sezoni nga Ajaxi dhe firmosi kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2027.
Artikuj të ngjashëm