Pas Qemail Elshanit, Granit Arifaj do të jetë transferimi i radhës te Feronikeli.
Lajmin e ka konfirmuar për Sportin në KTV, futbollisti nga Istogu.
Ai ka thënë se është ndarë me Lirinë e Prizrenit dhe të enjten i është bashkuar “Niklit” në stërvitje.
“Jam marr vesh me Feronikelin dhe të premten pritet të nënshkruaj kontratë. Të enjten i jam bashkuar skuadrës në stërvitje dhe besoj që do të më ecën mirë”, ka thënë Arifaj, i cili gjatë kësaj vere kaloi nga Drenica te Liria e Prizrenit, por ende pa ia filluar me prizrenasit, u largua.
Kohavisioni e ka kontaktuar edhe drejtorin e Lirisë, Erxhan Dana, i cili ka thënë se ia kanë dhënë fletëlëshimin Arifajt, pasi nuk ka dashur të qëndrojë në skuadër.
Granit Arifaj në dy vitet e fundit ishte pjesë e Drenicës.
Prezantimi i tij pritet të bëhet bashkë me trajnerin Gani Sejdiu, që rikthehet te Feronikeli.