Në konferencën e mbajtur për media, Feronikeli prezantoi trajnerin e ri të skuadrës, Gani Sejdiun, si dhe katër lojtarët tjerë, Granit Arifajn, Arbër Prekazin, Albert Dabiqajn dhe të rikthyerin Qemail Elshanin.
Kryetari i klubit të Niklit, Ekrem Elshani, beson në kualitetet e lojtarëve të rinj, transmeton KTV.
Trajneri që u rikthye te ish kampioni i Kosovës, tregon arsyet pse iu bashkua Feronikelit. Ai foli edhe për përforcimet e skuadrës, dhe pret edhe afrime tjera në klub.
Ardhjet e reja në klub u shprehën tejet të lumtur që i janë bashkuar Feronikelit.
Të pranishëm në konferencën për shtyp ishin edhe Istref Veliu që do ta kryejë detyrën e drejtorit të përgjithshëm si dhe Artan Berisha si drejtor sportiv i klubit.