Skuadra nga La Liga, Granada e ka shkarkuar trajnerin Robert Moreno, një ditë pas humbjes nga Valencia me rezultatin 3:1. Në njoftimin e Granadas, thuhet se rezultatet negative kanë detyruar drejtuesit e klubit që të marrin një vendim për Morenon, të cilin e ka falënderuar për përkushtimin dhe punën.
Në shtatë ndeshjet e fundit, Granada ka regjistruar gjashtë humbje kurse këtë edicion ka në total pesë fitore në kampionat.
“Klubi ka vendosur ta shkëput kontratën me trajnerin e ekipit të parë. Granada FC e falënderon Robert Morenon për punën dhe përkushtimin e tij gjatë kësaj periudhe dhe i uron fat në të ardhmen”, thuhet në njoftim. Pas 27 ndeshjeve të luajtura në La Liga, Granada zë vendin e 17-të në tabelë me 25 pikë të grumbulluara.