Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico i kthehet fitores në La Liga

Atletico Madridi i është kthyer fitoreve në La Liga të Spanjës.

Pas disfatës nga Girona, Atletico të hënën mposhti në udhëtim Granada me rezultatin 1:0. Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së 21-të të elitës së futbollit spanjoll.

Golin e fitores e shënoi Alvaro Morata në minutën e 55-të.

Atletico është në vendin e katërt me 41 pikë, kurse Granada në pozitën e parafundit me 11 pikë.