Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grabbiadini kthehet tek Italia pas pesë vjetësh

Sulmuesi Manolo Gabbiadini është rikthyer te Përfaqësuesja e Italisë pas gati pesë vjetësh.

Përzgjedhësi Roberto Mancini e ka ftuar Gabbiadinin për ta zëvendësuar Matteo Politanon e lënduar për ndeshjet e këtij muaji të Ligës së Kombeve.

Për shkak të mungesës së sulmuesve, Mancini është detyruar ta rikthejë sulmuesin e Sampdorias, i cili paraqitjen e fundit me Italinë e kishte në nëntor të vitit 2017. Italia të premten e pret Anglinë, ndërsa tri ditë më vonë përballet me Hungarinë në Ligën e Kombeve.

Gabbiadini pati debutuar me Italinë në vitin 2012, duke regjistruar 11 paraqitje dhe duke shënuar dy gola. Këtë edicion 30-vjeçari ka një gol në pesë ndeshje në Serie A.

Artikuj të ngjashëm