Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini të premten mbrëma ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të Ligës së Kombeve.
Italia do të përballet me Anglinë dhe Hungarinë, ndërsa Mancini për këto ndeshje ka ftuar 29 futbollistë.
Në këtë listë për herë të parë të Italia, janë përfshirë tre lojtarë të rinj, portierët Ivan Provedel (lazio) e Gugliemo Vicario (Empoli), si dhe mbrojtësi i Salernitanas, Pasquale Mazzocchi.
Ndeshjen e parë, Italia e luan më 23 shtator në Milano ndaj Anglisë, ndërsa pas tri ditësh përballet në udhëtim me Hungarinë.
Këto ndeshje i takojnë Grupit 3 të Ligës A, në të cilin Italia zë vendin e parafundit me pesë pikë të mbledhura.
Anglia është e fundit me dy pikë dhe rrezikon rënien në Ligën B, ndërsa grupit i prinë Hungaria me shtatë pikë të tubuara.