Roberto Mancini ka publikuar skuadrën e tij prej 31 lojtarësh për miqësoret e ardhshme të Italisë me Shqipërinë dhe Austrinë. “Azzurrët” do të përballen me Shqipërinë më 16 nëntor përpara se të udhëtojnë në Vjenë për t’u përballur me Austrinë më 20 nëntor.
Italia nuk është pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit, që nis javën e ardhshme. Të rinjtë e Juventusit, Nicolo Fagioli dhe Fabio Miretti janë ftuar pas paraqitjeve të mira. Po ashtu është kthyer Nicolo Zaniolo.
Përfaqësueses do t’i bashkohet për herë të parë edhe talenti i Udineses, 16-vjeçari Somone Pafundi. Mancini është duke punuar për të ndërtuar një skuadër të re për të synuar kualifikimin në “Euro 2024”.