Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Grabara merr kërcënime me jetë pas barazimit me Galatasarayn

Portieri i Copenhagenit, Kamil Grabara, ka pranuar kërcënime me jetë pas disfatës së pësuar nga Galatasaray të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve.

Ish-portieri i Liverpoolit, 24-vjeçari Grabara, ka përdorur gjuhë jo të përshtatshme për tifozët dhe ambientin në stadiumin e Galatasarayt.

Ai pranoi dy gola në katër minutat e fundit të kohës së rregullt, në barazimin 2:2.

Të enjten ka reaguar gruaja e tij.

“Kjo nuk është normale. 300 mesazhe dhe nuk po mund t’i numërojë komentet. Nuk ka fjalë”, ka thënë ajo në Instagram, duke i publikuar edhe kërcënimet në drejtim të Grabaras dhe familjes së tij.

Grabara nuk luajti për ekipin e parë të Liverpoolit prej vitit 2017 deri në vitin 2021.

Edhe Pas ndeshjes me Kosovën, portieri turk përfundon në spital Futboll Pas ndeshjes me Kosovën, portieri turk përfundon në spital

Ai para ndeshjes kishte thënë se “kishte dëgjuar që tifozët e Fenerbahçes janë më të mirë” sesa ata të Galatasarayt.

Polaku kishte maskë në fytyrë në “RAMS Park” pas lëndimit të pësuar vitin e kaluar.

Ishte mposhtur nga Sacha Boey dhe Tete në barazimin 2:2.