Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lang operohet me sukses

Noa Lang

Mesfushori i Galatasarayt, Noa Lang, ka thënë se operimi i gishtit të madh në dorën e djathtë ka shkuar mirë. 

Ai pësoi çarje shumë serioze në gisht, në disfatën 4:0 në “Anfield” nga Liverpooli, në ndeshjen kthyese të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve. 

26-vjeçari u përplas me reklamat që gjenden përreth stadiumit në minutën e 76-të dhe u rrëzua në tokë duke e mbajtur gishtin. 

Ai ishte i hutuar ndërsa menjëherë iu afruan Alisson Becker dhe Virgil van Dijk, deri në momentin kur erdhi stafi mjekësor. 

Holandezi mori edhe oksigjen, ndërsa u largua nga fusha me barele. 

Edhe Stambolli në festë, Galatasaray mposht Liverpoolin Futboll Stambolli në festë, Galatasaray mposht Liverpoolin

Galatasaray ka konfirmuar po ashtu se edhe sulmuesi Victor Osimhen ka pësuar frakturë në parakrahun e dorës së djathtë, gjatë pjesës së parë. 

Nigeriani kishte duel me Ibrahima Konaten në minutën e tetë, por luajti deri kur u zëvendësua nga Leroy Sane pas pjesës së parë.