Ish-asistenti i Chelseat, Luca Gotti, është emëruar trajner i Lecces të mërkurën, dy ditë pasi Roberto D’Aversa u shkakua për goditje me kokë të lojtarit kundërshtar.
Gotti ishte asistent i Maurizio Sarrit te Chelsa në edicionin 2018/19 dhe së fundit ishte trajner te Udinese dhe Spezia.
Lecce, që garon në Serie A, ka thënë se Gotti ka firmosur kontratë deri në fund të edicionit, që do të vazhdohet nëse skuadra mbetet në elitë.