Drejtori i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes, ka njoftuar se skuadra e Bundesligës nuk është e interesuar në transferimin e Robin Gosensit nga Interi, edhe pse menaxheri i lojtarit e ka lënë të hapur derën për një kalim në Gjermani.
“Nuk ka ofertë nga Leverkuseni dhe nuk duam ta transferojmë atë”, ka thënë Rolfes për “Kolner Stadt-Anzeiger”.
Interi ka dashur që ta huazojë atë në Gjermani me obligim të blerjes në fund të sezonit, ndërsa gjermanët e Leverkusenit dëshiruan vetëm huazimin e ish-mbrojtësit të Atalantas.
28-vjeçari Gosens u transferua tek Interi nga Atalanta në muajin janar.
Ai ka zhvilluar 13 ndeshje me Interin. Sivjet ka qenë vetëm një herë titullar në Serie A, në katër ndeshjet e para.