Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gosens dëshiron të luajë në Bundesligë

Mbrojtës i krahut tek Atalanta, Robin Gosens, ka pranuar se ka dëshirë të madhe që t’i bashkohet ndonjë ekipi nga Bundesliga në të ardhmen, kanë shkruar të enjten mediumet italiane.

Gosens 26-vjeçar, që ka katër paraqitje me Gjermaninë, nuk ka luajtur kurrë në Bundesligë, pasi si lojtar është zhvilluar në Holandë. Ai vlerësohet ndër lojtarët më të mirë në krahut në Serie A dhe tek Atalanta u transferua në vitin 2017 nga Heraclesi.

Edhe pse shumë ekipe kanë shprehur interesim për Gosensin, dëshira e tij është që të transferohet në Bundesligë.

“Unë gjithmonë kam pasur dëshirë të transferohem në ndonjë ekip të madh të Gjermanisë” ka thënë Gosens për “Rheinische Post”. “Kjo nuk do të thotë se dua të largohem nga Atalanta por synimi është që në të ardhmen të luajë në Bundesligë.

Ai me Atalantan ka 15 paraqitje këtë edicion, ku ka shënuar dy gola e ka bërë po aq asistime.