Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goretzka me kontratë të re te Bayerni

Leon Goretzka

Mesfushori Leon Goretzka ka arritur marrëveshje për ta vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Bayern Munichut.

Mediumet gjermane kanë raportuar të premten se Goretzka është pajtuar me kontratë të re pesëvjeçare, që do të zyrtarizohet brenda pak ditësh.

Me kontratën e re, 25-vjeçari do të ketë pagë vjetore prej 15 milionë eurosh.

Kontrata aktuale e Goretzkas skadon në fund të këtij edicioni kurse pjesë e bavarezëve është prej vitit 2018 kur u transferua nga Schalke si lojtar i lirë.

Deri më tani, Goretzka ka 25 gola e 27 asistime për Bayernin në 114 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm