Mesfushori i Gjermanisë, Leon Goretzka mund të largohet nga Bayern Munichu gjatë kësaj vere.
Drejtuesit e klubit bavarez pritet ta nxjerrin në shitje Goretzkan, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm.
26-vjeçari iu bashkua Bayernit në vitin 2018 si lojtar i lirë kur i skadoi kontrata me Schalken, kurse muajin e shkuar ishte pjesë e Gjermanisë në “Euro 2020” që u eliminua në 1/8 e finales.
Ai ka shënuar tetë gola dhe ka bërë nëntë asistime në 32 ndeshje për Bayernin sezonin e shkuar në të gjitha garat.
Interesim për Goretzkan tashmë kanë shfaqur Manchester Unitedi, Real Madridi e Barcelona.
Artikuj të ngjashëm