Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goretzka mbetet te Bayerni

Leon Goretzka do të mbetet pjesë e Bayern Munichut. Mesfushori gjerman ka nisur bisedimet dhe është në rrugën e duhur për të gjetur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës.

Mediat gjermane kanë raportuar të martën se Goretzka është pajtuar të mbetet pjesë e klubit edhe për tri vite.

Me kontratën e re mesfushori gjerman do të mbetet në Bayern deri në vitin 2025.

26-vjeçari ka qenë një ndër lojtarët kryesor te “bavarezët” sezonin që lamë pas duke ndihmuar klubin të fitojë titullin kampion.

Artikuj të ngjashëm