Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goretzka vazhdon kontratën me Bayernin

Leon Goretzka ka vazhduar kontratën me Bayern Muenchenin deri në vitin 2026.

Kontrata e vjetër e Goretzkas me Bayernin skadonte në qershor të vitit 2022.

“Ne kemi fituar çdo gjë që mund të fitohet, gjatë tri vjetëve të fundit. Por ajo që është edhe më e mirë sesa fitimi i titullit është konfirmimi dhe përsëritja e këtyre sukseseve. Duam të vazhdojmë të ndërtojmë në këtë gjatë viteve në vijim”, ka thënë Goretzka 26-vjeçar. “Skuadra, klubi dhe ambienti nuk është vetëm profesional, por shumë familjar. Është një kombinim që garanton sukses. Jam shumë i lumtur të vazhdojë kontratën time deri në vitin 2026”.