Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goretzka i mungon Gjermanisë në duelin ndaj Armenisë

Përfaqësuesja e Gjermanisë do të jetë pa mesfushorin Leon Goretzka në ndeshjen ndaj Armenisë që zhvillohet në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Katari 2022”.

Goretzka është larguar nga ekipi pas ndeshjes ndaj Lihtenshtajnit, të cilën e fitoi Gjermanisë me rezultatin 9:0.

Mesfushori i Bayernit pësoi një lëndim në fytyrë nga mbrojtësi i Lihtenshtajnit, Jens Hofer dhe për këtë arsye nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Armenisë. Dueli ndaj Armenisë që luhet të dielën, është i fundit për Gjermaninë në kuadër të këtij cikli eliminator.

Gjermania ka kohë që e ka siguruar pjesëmarrjen në ngjarjen e vitit të ardhshëm, pasi i prinë bindshëm Grupit J me 24 pikë pas nëntë ndeshjeve të luajtura.

Krahas Goretzkas, Gjermanisë kundër Armenisë do t’i mungojë edhe Julian Draxler, i cili nuk u aktivizua fare ndaj Lihtenshtajnit për shkak të lëndimit në muskulin e këmbës, e Antonio Rudiger që është i suspenduar.