Fiorentina ka njoftuar se Nicolas Gonzalez ka dalë negativ në testin për koronavirus dhe do të kthehet në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.
Lojtari i “Violas” ka luajtur tetë ndeshje në Serie A këtë edicion. Një ndeshje e ka humbur shkaku i suspendimit, ndërsa më pas u infektua.
Nuk luajti kundër Lazios, Spezias dhe Juventusit, por trajneri Vincenzo Italiano ka marrë lajm të mirë para ndeshjes së madhe kundër Milanit në “Artemio Franchi”.
Gonzalez ka luajtur 15 herë për Argjentinën. Fiorentinës iu bashkua para edicionit 2021/22 dhe ka kontribuuar me tri gola e dy asistime në të gjitha garat, qëkur iu bashkua skuadrës nga Stuttgarti për 23.5 milionë euro.
Fiorentina është e shtata në ligë, një pikë prapa Romës që zë vendin e gjashtë.
Fiorentina luan kundër Milanit më 20 nëntor.