Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gonalons: Roma ka mesfushën më të fortë në Itali

Maxime Gonalons “nuk ka hezituar” të pranojë ofertën e Romës, derisa ka thënë se romakët kanë mesfushën më të fortë në Itali.

Francezi që pjesën më të madhe të karrierës së tij e kaloi te Lyoni, së fundmi u transferua te Roma për 5 milionë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjërat u zhvilluan shpejt dhe nuk hezitova që të pranoja këtë klub të mrekullueshëm. Do të bëj më të mirën. Kam folur me trajnerin. E di se kjo është një pozitë e rëndësishme për të dhe se ka shumë besim tek unë”, ka thënë Gonalons.

“E dimë se Juventusi është i fortë për Scudetto, por Roma është ekip i fortë dhe unë kam ardhur për të fituar trofe. Besoj se Roma ka mesfushën më të mirë në Serie A. Mund të krijojmë gjëra të mëdha së bashku. Jam përballur me këtë ekip dhe e di se sa të fortë janë”.