Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Goli i Bytyqit nuk mjafton, Konyaspori pëson humbje

Reprezentuesi i Kosovës, Zymer Bytyqi ka vazhduar me formë të lartë në Superligën e Turqisë. Sulmuesi realizoi gol të shtunën për Konyasporin, që megjithatë humbi nga Rizespori me shifrat 2:1.

Bytyqi në minutën e 26-të kaloi në epërsi skuadrën e tij, por Rizespori barazoi në 1:1 në minutën e 43-të, ndërsa fitoren e siguroi në minutën e 77-të.

Bytyqi ka shënuar në tri ndeshjet e fundit kampionale. Në 31 ndeshje kampionale ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë pesë asistime.

Ai ka luajtur në 31 prej 32 ndeshjeve të këtij edicioni. Konyaspori mbetet në pozitën e dytë me 58 pikë.