Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bytyqi shënon për Konyasporin

Konyaspori ka kaluar në epërsi kundër Basaksehir, në ndeshjen e xhiros së 26-të të elitës së futbollit të Turqisë.

Golin për Konyasporin e ka shënuar sulmuesi kosovar, Zymer Bytyqi. Bytyqi shënoi në minutën e 37-të të ndeshjes. Pas një kundërsulmi, ai nuk gaboi nga afërsia.

Për 25-vjeçarin është goli i tretë në kampionatin turk. Ka edhe tri asistime.