Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Golden State mposhtet nga Indiana

Bojan Bogdanoviq shënoi 28 pikë për ta udhëhequr Indianan drejtë fitores ndaj vizitorëve të Golden State Warriors, 126:106.

Kroati Bogdanoviq ishte i saktë 11 herë nga 13-të tentime, përfshirë këtu gjashtë herë saktësinë nga 7 gjuajtje për tri pikë.

Victor Oladipo kontribuoi poashtu në fitore me 21 pikë, shtatë asistime, gjashtë kërcime e tre topa të vjedhur. Te kampioni në fuqi, më i miri mbi parket ishte Kevin Durant me 27 pikë e shtatë asistime.

Artikuj të ngjashëm