Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Golden State vazhdon fitoret në serinë finale

Kevin Durant realizoi 43 pikë për t’i ndihmuar Golden State Warriorsit që të mposht Cleveland Cavaliers me rezultat 110-102 në ndeshjen e tretë të serisë finale të NBA-së.

Goldeni është rrugës që ta fitojë titullin për herë të tretë brenda katër vjetësh pasi prin 3 me 0 me fitore dhe ndeshja e katërt zhvillohet të premten në Cleveland.

Jamesi i priu “Kalorësve” me 33 pikë. Ai shtoi edhe 10 kërcime dhe 11 asistime për “triple-double”, të katërtin në playoff.