Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Golden State fiton ndeshjen e tensionuar të serisë finale

Golden State Warriors nuk e pati problem që LeBron James i vetëm realizoi 51 pikë, për ta mposhtur ekipin e tij Cleveland Cavaliers me rezultat 124-114 në ndeshjen e parë të serisë finale.

Me përplasje fizike dhe gjatë tërë ndeshjes të tensionuar, Stephen Curry i priu “Luftëtarëve” me 29 pikë dhe nëntë asistime, derisa Kevin Durant shtoi 24 pikë për kampionin aktual që i mbijetoi sulmeve të “Kalorësve” nga Clevelandi.

“Ne po luajmë ndaj një ekipi shumë të mirë dhe këtë po e bëjmë në finale”, ka thënë trajneri i Warriors, Steve Kerr, pas ndeshjes që shënon vitin e katërt me radhë të përballjes së këtyre dy ekipeve në serinë për titull.

“Të gjithë kanë thënë dhe shkruar se do të jetë e lehtë. Ata kanë qenë në finale për katër vjet rresht, ashtu si jemi ne, për një arsye”, ka shtuar ai.

Ndeshja e dytë e serisë finale zhvillohet të dielën në Oakland.