Stepch Curry shënoi 34 pikë për 23 minuta lojë për t’i dhënë krah Golden State Warriorsit në fitoren ndaj Denver Nuggetsit, të hënën mbrëma (sipas kohës lokale në SHBA).
Golden State fitoi 126:106 dhe rriti epërsinë në 2:0 ndaj Denverit në raundin e parë të plejofit të NBA-së.
Jordan Poole ndihmoi fitoren e Golden Statet me 29 pikë.
Te Denveri, lojtari më efikas ishte qendra Nikolla Jokiq, që ndeshjen e mbylli me 26 pikë e 11 kërcime.
Të hënën mbrëma u zhvilluan edhe dy ndeshje tjera të plejofit.
Dallasi mposhti Utahn me rezultatin 110:104, ndonëse luajti pa yllin kryesor të skuadrës, Luka Donçiq. Jalen Brunson udhëhoqi Dallasin me 41 pikë, 8 kërcime e 5 asistime. Me këtë fitore, Dallasi barazoi serinë e plejofit në 1:1.
Edhe
Detroiti vendos rekord, Curry shkruan histori
Te skuadra humbëse, Donovan Mitchell, shënoi 34 pikë.
Ndeshja e tretë e luajtur të hënën mbrëma ishte ajo ndërmjet Philadelphias dhe Torontos. Philadelphia fitoi 112:97. Ndihmën më të madhe në këtë fitore e dha Joel Embid me 31 pikë.