Ballkani ka kaluar në epërsi ndaj Drenicës (1:0).
Edvin Kuq në minutën e 30-të krosoi, ndërsa në tentim për ta kapur topin, portieri Altin Gjokaj e dërgoi në portën e tij.
Drenica e Ballkani po takohen në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Aktualisht po zhvillohet edhe ndeshja mes Dukagjinit dhe Dritës.