Futbollisti i lindur në Kosovë mund të mos ftohet fare për ndeshjen kur Liverpool e luan ndaj Crvena Zvezdës.
Xherdan Shaqiri urrehet në Serbi sidomos pas festimit me shqiponjë në Kampionatin Botëror, kur u shënoi serbëve golin e fitores 2-1 me kombëtaren zvicerane.
Goal.com, shkruan se për të shmangur ndonjë incident politik, Liverpooli po mendon që në sfidën e 4 nëntorit, mos ta ftojë fare Shaqirin për të shkuar në Beograd.
Nga ana tjetër Shaqiri disa ditë më parë e ka pohuar se do të shkojë në Beograd dhe nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar madje ka thënë se do më shumë minuta lojë pasi nuk ka ardhur me pushime në Liverpool.
Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi i drejtuesve të klubit me në krye trajnerin Jurgen Klopp, që nëse do ta ftojnë apo jo Shaqirin për këtë takim.
-
Zvezda dëmton Championsin me përfshirje të politikës dhe dyshimet për kurdisje
-
Liverpooli po e konsideron të mos e ftojë Shaqirin në ndeshjen ndaj Zvezdës
-
Zeneli nuk zmbrapset nga presioni serb, shkon në Beograd
-
Shaqiri e kupton Kloppin pse s’e ftoi për ndeshjen me Zvezdën
-
Klopp pranoi lojën politike të serbëve dhe humbi