Mediumi prestigjioz i futbollit, “Goal” ka përzgjedhur fituesit dhe humbësit e afatit kalimtar të verës në Premier Ligë.
Sipas këtij mediumi fitues janë Thibaut Courtois, Liverpooli dhe Wolverhamptoni, teksa humbësit më të mëdhenj janë Jose Mourinho, Tottenhami e Manchester City.
Fitues: Thibaut Courtois
Courtois u largua nga Chelsea dhe u transferua te Real Madridi. Këtë e bëri pasi refuzoi të kthehej në ushtrime për londinezët. Sipas “Goal”, portieri belg ka fituar sepse do të luajë në Ligën e Kampionëve.
Humbës: Jose Mourinho
Gjëja e fundit që i duhej Manchester Unitedit, sipas “Goalit”, ishte spekulimi për largimin e Paul Pogbas. Lajmet se francezi po kërkon rritje page te “Djajtë e Kuq” dhe lidhja e tij me kalim te Barça dhe dështimi i transferimit të një qendërmbrojtësi pavarësisht spekulimeve të panumërta e bëjnë humbës në këtë afat kalimtar trajnerin e skuadrës, Jose Mourinho.
Fitues: Liverpooli
Sezonin e shkuar Liverpooli humbi në finalen e Ligës së Kampionëve për shkak të gabimeve të portierit Loris Karius, dhe transferimi i Allison Beckerit shtrëngon portën e “Të Kuqve”, shkruan “Goal”. Liverpooli me transferimin e Naby Keitas dhe Fabinhos ka harruar largimin e Emre Canit. Me transferimin e Xherdan Shaqirit, Jurgen Kloppit i shtohen opsionet e mjaftueshme për sulm dhe mesfushë.
Humbës: Tottenhami
Tottenhami s’ka bërë asnjë transferim duke u bërë skuadra e parë që nuk ka bërë një gjë të tillë që nga viti 2003.
Fitues: Wolves
Wolverhamptoni i kthyer në Premier Ligë ka transferuar dias lojtarë që, sipas “Goalit”, do të mjaftojnë për paraqitje të mira dhe të sigurta në sezonin e ardhshëm.
Humbës: City
Manchester City do të provojë mbrojtjen e titullit në Premier Ligë me vetëm një përforcim këtë sezon. “Qytetarët” ishin lidhur me shumë lojtarë, por transferuan vetëm Riyad Mahrezin.