Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gliha: Krijuam por nuk patëm fat

Përzgjedhësi i përkohshëm i Kosovës në futboll, slloveni Primozh Gliha, e ka përgëzuar lojën e Kosovës, por tha se ka munguar fati në këtë duel.

Atij i ka lënë përshtypje loja me shumë raste të krijuara, ndërsa e konfirmoi Shalën në mesfushë për duelin ndaj Greqisë.

“Kemi krijuar shumë shanse për gol por nuk patëm fat. Shpresoj që fati të na përcjellë në ndeshjet e ardhshme. Në futboll nëse luan mirë krijon raste. Kur shënon gola atëherë është diçka e mirë. Duhet të flas me ekipin për përfundimin e aksioneve, duhet të shënojmë, duhet të gjejmë zgjidhje. Për ndeshjen e ardhshme sigurisht se mund të bëjmë ndryshime sepse futbolli është i tillë. Nuk mund ta dish kush lëndohet, kush humb më shumë energji. Herolind Shala luajti sonte sepse ka eksperiencë. E lash të luajë për 90 minuta sepse pres që ai të luajë edhe në Greqi”, tha Gliha.