Borussia Moenchengladbachu ka triumfuar 2:1 të mërkurën në shtëpi ndaj Koelnit, në ndeshjen e parë të Bundesligës që është zhvilluar pa shikues që nga përhapja e koronavirusit.
Breel Embolo (32’) dhe Jorge Mere (70’ autogol) realizuan për Gladbachun, ndërsa Mark Uth (80’) për Koelnin.
Kjo ishte ndeshje e mbetur e xhiros së 21-të të Bundesligës gjermane. Gladbachu me fitoren e shënuar është ngritur në pozitën e katërt. Pas 25 ndeshjeve ka 49 pikë, ndërsa është gjashtë larg liderit Bayern Muenchenit.
