Përparim Hetemaj është inkuadruar në minutën e 62-të në fitoren që HJK-ja e shënoi ndaj Silkeborgut të Danimarkës.
HJK-ja e Finlandës triumfoi të enjten mbrëma me rezultatin 1:0, në ndeshjen e parë të plejofit të Ligës së Evropës. Skuadra vizitore mbeti me një futbollist më pak në fushë në minutën e 69-të, kur me të kuq u ndëshkua mbrojtësi Andre Calisir.
Golin e fitores e shënoi David Browne, 10-të minuta para fundit. Te danezët në bankën rezervë ishte mbrojtësi Robert Gojani, por ai nuk u inkuadrua në lojë.