Gjyqtari polak Szymon Marciniak, i cili gjykoi ndeshjen finale të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, iu përgjigj kritikave të “trekolorëve”, të cilët pretendonin se Marciniaku kishte dëmtuar kombëtaren e tyre me gjykimin në finale.
Kjo vlen veçanërisht për golin e dytë të Messit, për të cilin francezët pretendojnë se duhej të anulohej, pasi gjatë aksionit, dy lojtarëve rezervistë argjentinas ishin brenda vijave të fushës.
Madje e përditshmja sportive franceze, L'Equipe, e ka vlerësuar me notën “dy” gjykimin e polakut, dhe Marciniaku nuk ka qëndruar imun ndaj sharjeve dhe pas kthimit në vendlindje ka mbajtur një konferencë për shtyp ku ka nxjerrë telefonin dhe ka treguar disa foto interesante.
“Francezët nuk e përmendin këtë foto”, ka thënë arbitri polak, duke shpjeguar se gjatë goditjes së penalltisë nga e cila Mbappe shënoi golin e barazimit, në fushë ishin shtatë lojtarë francezë nga banka rezervë.
Argjentina u bë kampione e botës pasi fitoi me penallti. Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 2:2, ndërsa pas kohës shtesë 3:3.