Juria ka dështuar të marrë vendim përfundimtar në gjykimin e ish-shefit të policisë që ishte në krye të detyrës gjatë incidentit të vitit 1989, në stadiumin e futbollit Hillsborough, në të cilin vdiqën 96 tifozë të Liverpoolit.
Gjykata e Prestonit dështoi ta merrte vendimin për akuzat për neglizhencë ndaj David Duckenfield, përkundër seancave gjyqësore që kanë zgjatur më shumë se dhjetë javë, transmeton KTV.
Prokuroria ka kërkuar rigjykim të Duckenfield, i cili i ka mohuar akuzat. Kjo gjykatë e shpalli fajtor vetëm ish-Sekretarin e Klubit Sheffield Wednesday, Graham Mackrell.
96 persona vdiqën shkaku i ngarkimit të tribunës në ndeshjen gjysmëfinale të kupës mes Liverpoolit dhe Nottingham Forestit.
-
Pas 34 vjetësh Policia kërkon falje për dështimin në Hillsbrough
-
Akuza ndaj tifozit që veshi fanellën me numrin 97
-
Liverpooli kërkon nga UEFA ta garantojë sigurinë e tifozëve
-
Tifozët e Liverpoolit ende të lënduar nga finalja e Championsit
-
Dy tifozë të Liverpoolit që i shpëtuan katastrofës “Hillsborough”, u vetëvranë